Investimet e huaja/ Rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi ‘real estate’
Një analizë e fundit e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor nxjerr në pah se teksa disa vende po konsolidohen si qendra prodhuese Shqipëria bashkë me Kosovën dhe Malin e Zi po shkojnë drejt pasurive të paluajtshme kur flitet për Investimet e Huaja Direkte (IHD). “Më e rëndësishme se nivelet, IHD-të në WB6 kanë pësuar një zhvendosje të dukshme strukturore. Ekonomitë e rajonit mund të grupohen gjerësisht në destinacione të orientuara drejt prodhimit, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina, dhe destinacione të orientuara drejt shërbimeve, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ku dominojnë turizmi dhe pasuritë e paluajtshme ” thuhet në raport. I njëjti nënvizon se ka një përmirësim cilësor brenda industrive në vendet e Ballkanit Perëndimit ku po bëhen zëvendësime nga vlera më...
Burimi:
syri.net