Interesat e kredisë konsumatore ranë përsëri në gjysmën e dytë të 2025
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e dytë të vitit 2025. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 54.8%, nga 62.2% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 70.9% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024. Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë, norma efektive mesatare e interesit ra në 13.71%, nga 13.72% që ishte në gjashtëmujorin e parë dhe 13.9% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024. Për kartat e kreditit me limit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar ra në 20.01, nga 20.29% që ishte në gjashtëmujorin e parë 2025 dhe 20.47% që kishte qenë në...
Burimi:
syri.net