Inteligjencë artificiale për skanimin e faturave në turizëm, si do funksionojë dhe kur konsiderohen bizneset në shkelje
Në nisje të sezonit turistik, strukturat e akomodimit, baret dhe restorantet do të jenë në shënjestër të administratës tatimore për monitorimin e lëshimit të faturave fiskale, me qëllim uljen e informalitetit në këtë sektor dhe rritjen e të ardhurave. Për herë të parë, administrata tatimore do të përdorë inteligjencën artificiale në funksion të arritjes së këtij qëllimi. Referuar planit sektorial të administratës tatimore fokusuar në sektorin e turizmit, sistemi filtron automatikisht fotot e ushqimit/ambientit dhe fokusohet vetëm te fotot me fatura fiskale, duke kursyer kështu 80% të kohës dhe burimeve të analizës. Fillimisht sistemi përmes google map, kërkon biznese dhe shkarkon foto, më pas bën dedektimin e shpejtë përmes Inteligjencës Artificiale nëse është faturë apo jo-faturë, në fazën dytë kalon në klasifikimin e thellë të...
Burimi:
sot.com.al