Imuniteti i drejtuesve të BSH nga arrestimi/ Analiza: Ky nen nuk është kërkesë e BE

Imuniteti i drejtuesve të BSH nga arrestimi/ Analiza: Ky nen nuk është kërkesë e BE

Projektligji që përcakton se guvernatori dhe zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin paraprak të Gjykatës Kushtetues është një nga rastet më flagrante të keqpërdorimit të procesit të integrimit në BE. Nga Evarist Stoja, BIRN Ka një mënyrë të sigurt në Shqipëri për të miratuar diçka të vështirë për t’u mbrojtur: mbështille me flamurin e Evropës. Quaje “përafrim me acquis”, thuaj “është detyrim që vjen nga Brukseli” dhe gjysma e kritikëve heq dorë që pa nisur… Sepse cili është ai trim që do të dalë kundër Evropës?! Kështu erdhi neni 72 i projektligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”. Ky projektligj përcakton se guvernatori dhe zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen a të kontrollohen pa autorizimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese, përveçse kur kapen “në flagrancë”. Dhe nëse...