Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare vijon rritjen, 3.71% në tre muajt e parë të 2026

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare vijon rritjen, 3.71% në tre muajt e parë të 2026

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.71% gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke vijuar të performojë mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kështu u shpreh, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila bëri të ditur se rritja ekonomike e Shqipërisë ishte më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila rezultoi 3.6%, si dhe ndjeshëm mbi mesataren e BE-së, që ishte në nivelin 1%. Sipas saj, sektorët me kontributin më të madh në rritjen ekonomike ishin administrimi, shëndeti publik dhe arsimi, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, ndërtimi, si dhe pasuritë e paluajtshme. Në terma realë, sektori i ndërtimit u rrit me 3.33%, ndërsa tregtia, transporti dhe hotelet shënuan një rritje prej 1.61%. Nga ana tjetër, bujqësia, pyjet dhe peshkimi rezultuan...