Guvernatori Sejko: Siguria kibernetike, shtyllë kyçe për stabilitetin financiar
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi rëndësinë në rritje të sigurisë kibernetike gjatë fjalës së mbajtur në samitin e Sigurisë Kibernetike Izrael-Shqipëri, duke e cilësuar atë një komponent kritik për stabilitetin financiar dhe sigurinë kombëtare. Sejko u shpreh se rreziku kibernetik është tashmë pjesë e realitetit të përditshëm, në një kohë kur tensionet gjeopolitike dhe zhvillimet teknologjike kanë zgjeruar hapësirën e ekspozimit ndaj sulmeve. Sipas tij, transformimi digjital dhe përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale në sektorin financiar e bëjnë edhe më të domosdoshëm forcimin e mekanizmave mbrojtës. Guvernatori nënvizoi se ndërprerjet në funksionimin e sistemeve financiare apo rrjedhjet e të dhënave dëmtojnë besimin publik dhe reputacionin e institucioneve, duke kërkuar një qasje të re mbikëqyrëse që i jep prioritet rrezikut kibernetik, krahas...
Burimi:
kohajone.com