Gonxhja publikon bilancin e pagave: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

Gonxhja publikon bilancin e pagave: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka prezantuar përmes një analize në rrjetet sociale bilancin e treguesve kryesorë të pagave në vend, duke e cilësuar periudhën nga viti 2013 deri në mesin e vitit 2026 si një dekadë të transformimit të thellë të të ardhurave të shqiptarëve. Sipas shifrave të bëra publike, politikat e ndjekura për formalizimin e tregut dhe rritjen e punësimit kanë sjellë një rritje të ndjeshme si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Të dhënat krahasuese tregojnë se paga mesatare bruto në shkallë vendi është pothuajse trifishuar gjatë këtij harku kohor, duke u shkëputur nga nivelet minimale të një dekade më parë. “Gjatë këtij dhjetëvjeçari, treguesit kryesorë të pagave kanë shënuar rritje të ndjeshme. Paga mesatare bruto ka...