Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Aq shqiptarë sa jetojnë në territorin shqiptar, thuajse po aq jetojnë jashtë. Në vitin 2025, sipas vlerësimeve të tërthorta nga Instituti i Statistikave, numri i diasporës së re të larguar që nga vitet 90’ llogaritet të jetë rreth 2.256. 346 shtetas jashtë vendit ose rreth 49% e shqiptarëve gjithsej, krahasuar me të dhënat e censit të popullsisë që zbuloi se në Shqipëri janë 2.402.113 banorë. Studimi i shifrave të diasporës nxjerr në pah një popullsi relativisht të re në emigrim, me grupmoshën 15-64 vjeç që zë peshën kryesore, më pas janë fëmijët deri në 14 vjec me 18% dhe  shtetasit mbi 65 vjeç, afërsisht 5 %. “Stoku prej 1.177.529 individë janë meshkuj dhe 1.078.817 janë femra. Raporti tregon një diasporë me profil të ri, ekonomikisht...