Gjigandi i modës Sinsay dhe LPP tashmë edhe në Shkodër, në Ademi Trade Center

Gjigandi i modës Sinsay dhe LPP tashmë edhe në Shkodër, në Ademi Trade Center

Shkodra mirëpret një nga emrat më të mëdhenj të industrisë së modës në Evropë. Sinsay, marka e njohur e grupit ndërkombëtar LPP, do të jetë tashmë e pranishme edhe në qytetin verior, duke hapur dyert në Ademi Trade Center, qendrën më të madhe tregtare në Shkodër. Ky investim përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e LPP në Shqipëri, pas suksesit të dyqaneve të hapura në qytete të tjera të vendit. Me një koncept modern dhe një gamë të gjerë produktesh për të gjitha moshat, Sinsay sjell veshje, këpucë, aksesorë, produkte për fëmijë dhe artikuj për shtëpinë, të gjitha me çmime të përballueshme. Hapja e Sinsay në Ademi Trade Center pritet të rrisë më tej ofertën tregtare të qendrës, duke e kthyer atë në...