Falja me kusht/ Shuhen rreth 168.6 milionë lekë detyrime, Doganat arkëtojnë 66.1 milionë lekë

Falja me kusht/ Shuhen rreth 168.6 milionë lekë detyrime, Doganat arkëtojnë 66.1 milionë lekë

Pas përfundimit të afatit të parë, 30 qershor 2026, për zbatimin e nenit 10 të ligjit nr. 86/2025, Administrata Doganore ka përmbyllur procedurat për 260 raste përfituese, të cilat kanë përfituar nga shuarja me kusht e detyrimeve të pagueshme në doganë. Në zbatim të ligjit, subjektet që shlyen brenda afatit 50% të detyrimit kryesor për periudhën 2015–2019 përfituan faljen e 50% të mbetur të detyrimit, si edhe fshirjen e plotë të penaliteteve dhe kamatëvonesave. Nga zbatimi i kësaj dispozite: 260 raste përfituan nga ligji; u falën rreth 168.6 milionë lekë detyrime, penalitete dhe kamatëvonesa; në buxhetin e shtetit u arkëtuan rreth 66.1 milionë lekë nga pagesa e detyrimeve. Procesi i zbatimit të Ligjit të Faljes vijon edhe pas përfundimit të afatit të parë. Subjektet që...