Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros po reflekton gjithnjë e më fort efektet sezonale. Shtimi i fluksit të turistëve ka rritur ofertën për valutë në treg, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi monedhën e përbashkët. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 93.78 lekë, duke u nënçmuar me 0.11 lekë krahasuar me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët historik i regjistruar ndonjëherë. Në raport me fillimin e këtij viti, monedha e përbashkët është nënçmuar me 3.04%, ose gati 3 lekë. Për periudhën nga 3 janari deri më 8 korrik, një euro është këmbyer mesatarisht me 95.7 lekë, nga 97.8 lekë që ishte mesatarja e vitit 2025. Rënia është edhe më e fortë në një krahasim...
Burimi:
javanews.al