Euro në minimum historik/ Turizmi dhe fluksi i valutës nga emigrantët e çojnë euron në 95.48 lekë

Euro në minimum historik/ Turizmi dhe fluksi i valutës nga emigrantët e çojnë euron në 95.48 lekë

Monedha europiane mbylli muajin maj në nivelet më të ulëta historike kundrejt lekut, duke konfirmuar një trend që prej disa vitesh po ndryshon ekuilibrat në tregun valutor shqiptar. Teksa Shqipëria po i afrohet kulmit të sezonit turistik, euroja vijon të humbasë terren duke u këmbyer në nivelin më të ulët prej 95.48 lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit. 3 lekë më pak se maj 2025. Janë paratë që turistët shpenzojnë në hotele, restorante, bare dhe shërbime të tjera si dhe informaliteti sipas ekspertëve që po rrisin ofertën e kësaj monedhe në ekonomi. “Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në euro e euros duke nisur nga remitancat si dhe flukset turistike që siç e shohim po shtohen sidomos me ardhjen e verës. Nuk presim një rënie...