Euro dhe mungesa e rezervimeve godasin turizmin, hotelet në Golem nisin ofertat
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me grupe të organizuar që vijnë nga aeroporti, hotele me kontrata dhe tregje të reja që po zbulojnë bregdetin. Por poshtë kësaj gjallërie, kërkesa po shfaqet më e dobët. Rezervimet e minutës së fundit janë zbehur, gjermanët po vijnë më pak nga kontratat e garancisë dhe ofertat e korrikut po shfaqen masivisht në të gjithë strukturat në një periudhë kur zakonisht çmimet vetëm rriten. Polakët, çekët dhe sllovakët po mbajnë ritmin, ndërsa francezët, britanikët dhe armenët po testojnë destinacionin. Zhvlerësimi i pandalshëm i Euros vetëm sa po e shton presionin mbi hotelet, duke tkurrur më tej marzhet e tyre të fitimit. Kjo verë mund t’i mbushë në pjesën më të madhe dhomat e Golemit, por jo domosdoshmërisht...
Burimi:
syri.net