Eksportuesit kërkojnë ndihmë/ Propozuan në Kuvend kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash për shkak të rënies së euros

Eksportuesit kërkojnë ndihmë/ Propozuan në Kuvend kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash për shkak të rënies së euros

Të ndodhur në një situatë të vështirë tashmë prej vitesh për shkak të kursit të këmbimit, shkurtimit të kontratave dhe humbjes së punonjësve, eksportuesit kanë kërkuar këtë të mërkurë ndihmë në komisionin e ekonomisë. Kurs këmbimi 101 lekë përkundrejt euros, ngritje të TAP-it mbi 50 mijë lekë si dhe zerim taksash për lëndët e para janë nevojat e sektorit. “Ne propozojmë të krijojmë një kurs këmbimi nga 101 në 105 lekë. Referuar nevojës për një ekuilibër operacional. Diferenca midis kursit të tregut dhe këtij nivelit kompensohet vetëm mbi eksportet e realizuara të regjistruara në doganë dhe janë të verifikueshme”, tha Donika Mici. “Aktualisht këto taksa variojnë nga 8% deri në 15%, duke e bërë produktin vendas rreth 25% më të shtrenjtë krahasuar me vendet e...