Çmimet ‘fluturojnë’ në tregun e Korçës, qytetarët në vështirësi

Çmimet ‘fluturojnë’ në tregun e Korçës, qytetarët në vështirësi

Çmimet e fruta-perimeve në tregun e Korçës kanë pësuar një rritje të ndjeshme brenda një kohe shumë të shkurtër. Qytetarët shprehen se ndryshimet ndihen pothuajse çdo ditë, duke vënë në vështirësi gjithnjë e më shumë ekonominë familjare. Sipas vëzhgimeve që Syri TV ka bërë në treg, në vetëm pak ditë janë shtrenjtuar dukshëm disa nga produktet më të përdorura të zarzavateve.  Specat aktualisht shiten deri në 3.5 mijë lekë për kilogram, nga rreth 2.5 mijë lekë që ishin më parë. Një rritje e fortë është regjistruar edhe për domatet, të cilat kanë arritur në të njëjtin nivel çmimi. Ndërkohë, kastravecat janë rritur nga 1 mijë lekë në rreth 1.3 mijë lekë për kilogram. Për shumë qytetarë, veçanërisht për ata me të ardhura të ulëta, kjo situatë...