Bonus vere për pensionistët, shpërndarja nis nesër! Ja sa do të jetë vlera dhe kush përfiton
Pensionistët do të përfitojnë një bonus vere me vlerë 5000 lekë, njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë. Nga dita e nesërme nis shpërndarja e tij. “Vendosëm të akordojmë një bonus për pensionistët, do të jetë bonusi i verës me vlerë 5000 lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga ky bonus, persona me statusin e invaliditetit. Efekti financiar i këtij bonusi është rreth 3.7 miliardë lekë. Do të vazhdojmë të kemi vëmendje të shtuar për të ardhurat e pensionistëve. Ky bonus jepet për herë të parë në mes të vitit. Ai do të nisë të shpërndahet nga dita e nesërme. Bonusi i shtohet bonusit që pensionistët janë duke marrë që nga janari”, tha ministrja. Gjithashtu është rritur masa...
Burimi:
javanews.al