Bizneset shqiptare ulin huamarrjen jashtë vendit, rritet pesha e financimit të brendshëm

Bizneset shqiptare ulin huamarrjen jashtë vendit, rritet pesha e financimit të brendshëm

Bizneset ulën huamarrjen jashtë vendit gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se borxhi i jashtëm i sektorit privat arriti në fund të vitit 2025 zbriti në 1.49 miliardë euro, në rënie me 3.3% krahasuar me një vit më parë. Statistikat tregojnë se rënia e detyrimeve të sektorit privat jashtë vendit ka ardhur kryesisht nga tkurrja e vlerës së stokut të kredive afatgjata nga huadhënës jorezidentë. Huatë përbëjnë edhe pjesën më të madhe të detyrimeve të kompanive private jashtë vendit, me rreth 85% të totalit. Pjesa e mbetur konsiston kryesisht në tituj financiarë borxhi. Huamarrja e bizneseve shqiptare jashtë vendit ka tipologji të ndryshme, duke filluar nga kreditë tregtare, kreditë e siguruara nga institucionet e zhvillimit, apo shitja e obligacioneve te...