Bizneset shqiptare dhe sfida e rritjes së produktivitetit, ku qëndron problemi i vërtetë?

Bizneset shqiptare dhe sfida e rritjes së produktivitetit, ku qëndron problemi i vërtetë?

Bizneset shqiptare kanë ende një rrugë të gjatë për t’iu afruar standardeve të Bashkimit Evropian sa i përket produktivitetit. Sipas një studimi të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, produktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në Shqipëri arrin vetëm në 29% të mesatares së BE-së, bazuar në të dhënat e vitit 2023. Të dhënat tregojnë se një punonjës në një ndërmarrje shqiptare prodhon mesatarisht 14 924 euro në vit, ndërsa në ndërmarrjet e mëdha kjo vlerë arrin në 19 645 euro. Në vendet e Bashkimit Evropian, një punonjës në NVM prodhon mesatarisht rreth 52 mijë euro në vit, ndërsa në bizneset e mëdha rreth 87 mijë euro. Produktiviteti i ndërmarrjeve të mëdha në Shqipëri rezulton sa 22.6% e mesatares së bizneseve të...