Bizneset presin paqen fiskale, 5 mijë prej tyre përfitojnë nga falja e detyrimeve dhe gjobave në qytetin e Durrësit

Bizneset presin paqen fiskale, 5 mijë prej tyre përfitojnë nga falja e detyrimeve dhe gjobave në qytetin e Durrësit

Rreth 5 mijë biznese në Durrës pritet të përfitojnë nga paqja fiskale, një nismë që i lehtëson nga detyrimet e prapambetura. Edhe pse zbatimi ende nuk ka nisur për shkak të mungesës së akteve nënligjore, në Bashkinë e Durrësit kanë mbërritur 55 kërkesat e para. “Pritet një udhëzim për zbatimin e ligjit, por ne kemi marrë masa konkrete për ngritjen e një komisioni për shqyrtimin e kërkesave. Subjektet përfituese duhet të aplikojnë pranë Bashkisë së Durrësit. Nga të dhënat e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, rreth 5000 subjekte rezultojnë përfituese në vlera të ndryshme”, u shpreh nënkryetari i Bashkisë Durrës Gentian Kallmi. Paqja fiskale është mirëpritur nga biznesi dhe Dhoma e Tregtisë, si një mundësi për të mbyllur detyrimet e vjetra. “Efektet e paqes...