Bizneset presin një verë të mirë, shërbimet dhe turizmi rrisin besimin në ekonomi, tregtia e industria frenohen
Me afrimin e sezonit veror bizneset shqiptare po shfaqen më optimiste për ecurinë e aktivitetit të tyre. Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se besimi në ekonomi është rritur gjatë muajit me 1.1% maj i udhëhequr kryesisht nga sektori i shërbimeve. Turizmi, hoteleria, restorantet, transporti dhe aktivitetet e lidhura me sezonin veror po japin sinjalet më pozitive. Bizneset e shërbimeve raportojnë rritje të kërkesës dhe një ecuri më të mirë të aktivitetit, duke reflektuar pritjet për një verë të ngarkuar me turistë dhe konsum më të lartë. Vet shërbimet raportojnë për një rritje të besimit me 3.4%. Në të njëjtën linjë vijon dhe sektori i ndërtimit i cili vijon optimizimin edhe pas muajit maj si rezultat i aktivitetit aktual dhe kontratave...
Burimi:
top-channel.tv