Bizneset përballë faturave të reja, detyrimet vendore rriten deri në 4-fish
Rivlerësimi i xhiros vjetore për vitin 2025 ka sjellë rritje të ndjeshme të detyrimeve vendore për një pjesë të bizneseve në Tiranë, veçanërisht për tarifën e pastrimit dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore. Këto detyrime llogariten sipas kategorisë së xhiros vjetore të biznesit, e cila ndahet në katër fasha kryesore. Kur një subjekt kalon nga një kategori më e ulët në një më të lartë për shkak të rritjes së të ardhurave, automatikisht rriten edhe taksat dhe tarifat që duhet të paguajë. Në disa raste, bizneset që deri në vitin 2024 klasifikoheshin me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë në vit, gjatë vitit 2025 janë riklasifikuar në kategorinë me xhiro mbi 8 milionë lekë. Si pasojë, detyrimet e tyre vendore janë rritur...
Burimi:
javanews.al