Bilancet vjetore për vitin 2025, QKB thirrje bizneseve: Afat deri më 31 korrik

Bilancet vjetore për vitin 2025, QKB thirrje bizneseve: Afat deri më 31 korrik

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bën thirrje të gjitha subjekteve tregtare që kanë detyrimin ligjor për depozitimin e pasqyrave financiare vjetore për vitin ushtrimor 2025, të përmbushin këtë detyrim brenda datës 31 korrik 2026. Depozitimi i pasqyrave financiare kryhet në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, duke përdorur shërbimin “Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj)”. QKB kujton se, sipas legjislacionit në fuqi, mosdorëzimi i pasqyrave financiare brenda afatit ligjor sjell pasoja administrative, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, i ndryshuar. Dokumentacioni që duhet të depozitohet, kur mbajtja e tij është e detyrueshme sipas ligjit, përfshin pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e...