Baza e interesit, Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën 2.5%
Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%, në mbledhjen e muajit maj 2026. Gjatë konferencës për mediat mbi politikën monetare, guvernatori Gent Sejko deklaroi se rritja e çmimeve të naftës dhe energjisë në tregjet ndërkombëtare pritet të sjellë një rritje të përkohshme të inflacionit mbi objektiv, si dhe një ngadalësim margjinal të rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas Sejkos, parashikimet bazohen në pritshmërinë për një përfundim relativisht të shpejtë të konfliktit në Lindjen e Mesme, megjithatë pasiguritë gjeopolitike mbeten të larta. “Rritja e çmimit të naftës në tregjet e huaja do të sjellë një rritje të inflacionit mbi objektiv dhe një ngadalësim të rritjes ekonomike”, deklaroi guvernatori. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv