Bankat zhvendosin fokusin, rritet kredia konsumatore, bie ajo për banesa
Kredia konsumatore u rrit me ritme të larta edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e parë 2026 sektori bankar disbursoi rreth 15.3 miliardë lekë kredia të reja konsumatore. Vlera e kredisë së re konsumatore u rrit me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia konsumatore ka arritur njëkohësisht vlerën më të larta historike për këtë periudhë të vitit. Huadhënia konsumatore është e përqendruar kryesisht në monedhën vendase. Më shumë se 88% e kredisë së re konsumatore të dhënë gjatë këtij viti ka qenë në Lekë. Në fund të tremujorit 2026, portofoli i kredisë konsumatorë, i shprehur si tepricë, arriti vlerën e 111.2 miliardë lekëve, në rritje me 20% krahasuar...
Burimi:
sot.com.al