Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike
Modernizimi i proceseve të brendshme, menaxhimi i rrezikut dhe kreditimi janë pjesë e transformimit digjital të sektorit bankar në vendin tonë. Ky zhvillim është mbështetur edhe nga integrimi i Shqipërisë në zonën “SEPA” dhe nga një studim i Bankës së Shqipërisë që vlerëson shkallën e pjekurisë digjitale të sektorit bankar. “Të gjitha bankat raportojnë e-banking dhe mobile banking funksionale. 95% raportojnë lidhje API, mbi 90% kanë në funksionim shërbimet e bankingut të hapur dhe 85% përdorin vërtetim biometrik. Rreth dy të tretat planifikojnë modele parashikuese për vlerësimin e rrezikut dhe të kredisë. Gati gjysma identifikojnë inteligjencën artificiale dhe mësimin makinerik si prioritet”, thuhet në njoftimin e BSH. Nga ana tjetër këto procese përballen edhe me sfida si siguria kibernetike apo dhe integrimi i sistemeve të...
Burimi:
javanews.al