Banka Botërore: IA ofron një mundësi jetike për ekonomitë në zhvillim në një periudhë të rritjes së dobët ekonomike
Inteligjenca artificiale (IA) u ofron vendeve në zhvillim një mundësi historike për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik dhe social, duke u mundësuar të arrijnë brenda një dekade përparim që në rrethana normale do të kërkonte një shekull, nëse qeveritë investojnë me shpejtësi në energji, lidhje digjitale, aftësi dhe institucione. Ky është përfundimi i raportit të Zhvillimit Botëror 2026 të Grupit të Bankës Botërore, me titull “Premtimi i Inteligjencës Artificiale”, i publikuar dje. Raporti vlerëson se vetëm 4,5% e vendeve të punës në ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë në rrezik nga automatizimi përmes inteligjencës artificiale gjeneruese, krahasuar me 14,2% në ekonomitë me të ardhura të larta. Nga ana tjetër, 16,2% e vendeve të punës në ekonomitë në zhvillim pritet të përfitojnë rritje...
Burimi:
sot.com.al