Alarm në blegtori: Numri i bagëtive bie nga viti në vit, fermerët po braktisin sektorin
Sektori i blegtorisë në vend po përballet me tkurrje të ndjeshme dhe të vazhdueshme të numrit të krerëve gjatë dekadës së fundit. Të dhënat zyrtare për 2025 tregojnë një panoramë shqetësuese, ku shumica e kategoritë kryesore të bagëtive kanë shënuar rënie, duke reflektuar vështirësitë në të cilat ndodhet ky sektor jetik i ekonomisë. Numri i krerëve në total shënoi rënie në vitin 2025 me 3.8 për qind në krahasim me vitin 2024. Vitin që shkoi u numëruan gjithsej 1085 krerë nga 2168 që ishin në vitin 2024. Në sektorin e gjedhëve, pas një periudhe të gjatë rënieje, të dhënat tregojnë shenja të lehta stabilizimi, ku numri i krerëve u rrit nga 272 mijë në 275 mijë gjatë vitit 2025, duke shënuar një shtim prej 3...
Burimi:
syri.net