Administrata Tatimore në aksion, kontroll te sektorët me risk të lartë

Administrata Tatimore në aksion, kontroll te sektorët me risk të lartë

Administrata Tatimore po thellon aksionin për formalizimin e ekonomisë, duke u fokusuar te sektorët me risk të lartë për informalitet. Turizmi, ndërtimi dhe hidrokarburet kanë qenë në qendër të kontrolleve gjatë vitit të fundit, ndërsa autoritetet raportojnë rezultate konkrete. “Kemi vijuar me punën për sa i përket formalizimit të sektorëve të cilët ne i kemi identifikuar me rrezik. Ka qenë vjet sektori i turizmit, sektori i ndërtimit, por edhe sektori i hidrokarbureve. Dhe të them të drejtën këto nisma që kemi pasur kanë dhënë rezultate konkrete. Pra, ndërgjegjësimi i operatorëve që operojnë në këto sektorë dhe monitorimi në distancë, kryqëzimi i kontrolleve në vend, kanë dhënë rezultate të prekshme. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve do të japë disa detaje në lidhje me këtë, por ajo...