A po fillon flluska?! Numri i pronave të shitura ra me 35% në gjysmën e dytë të 2025, sipas BSH

A po fillon flluska?! Numri i pronave të shitura ra me 35% në gjysmën e dytë të 2025, sipas BSH

Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej Bankës së Shqipërisë pësoi rënie në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas Vrojtimit mbi Ecurinë e Tregut të Pasurive të Paluajtshme, numri i përgjithshëm i pronave të shitura ishte 1273, ose 35% më pak nga numri i raportuar në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit (gjithsej 1959 prona të shitura). Numri mesatar i pronave të shitura nga çdo subjekt gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025 rezultoi në rreth 8, në rënie të dukshme nga mesatarja prej 11 e raportuar gjatë gjysmës së parë të 2025. Raporti i numrit të subjekteve që kanë kryer shitje ndaj numrit të përgjithshëm të përgjigjeve të vlefshme u raportua në vlerën 40%. Ky raport ka shënuar...