7.2 miliardë lekë për 41 mijë fermerë, AZHBR bën gati këstin e parë të subvencioneve
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) pritet të nisë së shpejti disbursimin e 7.2 miliardë lekëve, fond i vënë në dispozicion nga qeveria për fermerët që aplikuan në Skemën Kombëtare dhe Skemën e Investimeve. Rreth 41 mijë fermerë pritet të përfitojnë subvencione. Numrin më të lartë të aplikimeve këtë vit e kanë regjistruar fermerët që kanë kërkuar mbështetje për tokën e punuar dhe blegtorët e të imtave. Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, bëri të ditur se AZHBR ka përfunduar kontrollet paraprake për Skemën e Pagesave Direkte dhe ka hartuar listën e përfituesve, e cila po i nënshtrohet verifikimeve përfundimtare, në mënyrë që të nisë pagesa e këstit të parë të shumave të kërkuara nga fermerët. Ndërkohë, 465 fermerë kanë aplikuar për...
Burimi:
javanews.al