54% e banorëve të fshatrave vuajnë nga rreziku i varfërisë e përjashtimit social, Shqipëria, rekord negativ në Europë

54% e banorëve të fshatrave vuajnë nga rreziku i varfërisë e përjashtimit social, Shqipëria, rekord negativ në Europë

Shqipëria ka një kontrast të fortë mes varfërisë në zonat rurale, që është shumë më e lartë se ajo urbane, ndryshe nga Bashkimi Europian, ku diferenca mes fshatit dhe qytetit është e papërfillshme. Më shumë sesa gjysma e banorëve në fshatrat shqiptare (54%)  vuajnë nga rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, niveli më i lartë në Europë. Kjo do të thotë se 54% e popullsisë në fshat plotësojnë të paktën një nga këto tre kritere: -Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare. -Kanë mungesa materiale ose sociale të rënda – personi nuk ka mundësi të përballojë shpenzime bazë si ngrohja, pagesa e faturave,...