31 Marsi, afati i fundit për dorëzimin e ‘Deklaratës së të Ardhurave’/ Nuk ka shtyrje afati, ja sa gjobë rrezikoni
31 marsi (dita e sotme) është afati i fundit për plotësimin e të dhënave në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA). Nga institucionet shtetërore nuk parashikohet shtyrje të afatit ligjor për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA sipas sqarimeve të dhëna nga administrata tatimore për “Monitor”. Në rast të kundërt për deklarim të vonuar, sipas parashikimeve ligjore tatimpaguesit penalizohen me gjobë vjetore në masën 3 mijë lekë. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ilir Binaj tha se deri më 30 Mars ka arritur në 130 mijë numri i tatimpagueseve që kanë plotësuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale. Përtej afatit ligjor deri në fund të prillit, siç Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ilir Binaj deklaroi gjatë një konference për shtyp numri i deklaruesve në total parashikohet...
Burimi:
syri.net