Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Egnatias i mjafton barazimi kundër Partizanit, kampionët do të mbrojnë titullin përballë Vllaznisë
👁11685
Egnatia është në finale. Rrogozhinasve u ka mjaftuar një barazim 0-0 përballë Partizanit për të arritur në finalen e “final four”-it. Ndeshja e luajtur në “Arenën Kombëtare” ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat. Por sipas rregullores, barazimi kualifikon Egnatian, si skuadra e renditur më lart në kampionat. Kampionët në fuqi të Shqipëisë do të kenë mundësinë të mbrojnë titullin përballë Vllaznisë. Finalja do të luhet më 12 maj në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:00./Sport Ekspres/