Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Egnatia tregon forcë në Bullgari, dy gola CSKA 1948
Pas barazimit me Iberia-n (2-2) Egnatia triumfon në miqësore edhe ndaj vendasëve të CSKA 1948. Egnatia luajti sot në Bansko të Bullgarisë me CSKA 1948 një test miqësor. Pikërisht aty ku po përgatitet për ndeshjen e parë të Champions League, turi i parë ndaj Brediablik në ‘Arena Egnatia’ (8 korrik). Në këtë takim Edlir Tetova hodhi në fushë më të mirët e mundshëm duke nisur nga Dajsinani në portë për të vijuar me Xhemajli, Sota, Fangaj, Ndreca, Aleksi, Lushkja, Fernando afrimi i verës Kastriot Selmani dhe Saliu Guindo. Pjesa e parë u mbyll 0-0 ndërsa në të dytën rrogozhinasit fituan...