Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Egnatia spektakël ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit fitojnë titullin kampion (video)
👁9544
Egnatia është kampione e Shqipërisë për sezonin 2024/2025 në Abissnet Superiore. Rrogozhinasit kanë mundur Vllazninë 4-0 në finalen e madhe të “Final Four”, e cila u luajt sonte në “Arenën Kombëtare”. Finalja ka nisur direkt me gol, ku rrogozhinasit kanë kaluar në avantazh pas 6 minutash lojë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Bakayoko shmang mbukur mbrojtësin e Vllaznisë, Stojanovic dhe asiston për Regi Lushkjan, i cili e kishte shumë të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Vetëm dy minuta më pas, Vllaznia i afrohet golit të barazimit, por goditja e dënimit e ekzekutuar nga Bekim Balaj ndalet nga traversa....