Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi, rrogozhinasit bëjnë detyrën me Dinamon, Elbasanit nuk i mjafton fitorja kundër Vllaznisë

Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi, rrogozhinasit bëjnë detyrën me Dinamon, Elbasanit nuk i mjafton fitorja kundër Vllaznisë

Egnatia është kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi, me rrogozhinasit që bënë detyrën kundër Dinamos, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Takimi i luajtur në “Elbasan Arena” foli për ekipin e Nevil Dedes, me Albanesen që shënoi dy herë brenda 10 minutave. Dinamo, nga ana tjetër, nuk pati fuqi të reagonte, me “Nëndetësen” që nuk luante për asgjë. Në të njëjtën kohë, në “Air Albania”, Elbasani mundi Vllazninë me rezultatin 1-2, një fitore që nuk i shërbeu verdhebluve për t’u shpallur kampionë, kjo pas tre pikëve të siguruara nga rrogozhinasit në duelin tjetër. Egnatia kështu është kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi, falë formulës së re të “Final 4”, duke fituar të tria sfidat dhe duke marrë vendin e parë të kampionatit...