Egnatia mposht Vllazninë 3-1, rrogozhinasit një pikë larg kreut
Egnatia ka fituar 3-1 ndaj Vllaznisë, duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e klasifikimit dhe duke ruajtur presionin ndaj Teutës kryesuese. Në ndeshjen e zhvilluar në Rrogozhinë, vendasit e morën shpejt kontrollin e lojës dhe kaluan në avantazh që në minutën e 9-të, me Alessandro Albanesse. Egnatia vijoi të diktonte ritmin e takimit dhe, në minutën e 41-të, Danjel Adjessa shënoi golin e dytë, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të rëndësishëm përpara pushimit. Pas rikthimit në fushë, Vllaznia reagoi dhe arriti të ngushtonte diferencën në minutën e 59-të, kur Daniel Perez dërgoi topin në rrjetë. Goli rriti shpresat e shkodranëve për t’u rikthyer në lojë, por Egnatia ruajti qetësinë dhe vijoi të kërkonte golin e sigurisë. Përpjekjet e...
Burimi:
javanews.al