Egnatia, golat tani vijnë nga reparti i sulmit. Dy debutues kanë tundur rrjetat kundërshtare

Egnatia, golat tani vijnë nga reparti i sulmit. Dy debutues kanë tundur rrjetat kundërshtare

Në Europë nuk fitohet pa shënuar dhe Egnatia këtë sezon po e konfirmon më së miri këtë aksiomë futbolli. Në katër sfidat që ka zhvilluar deri tani në kompeticionet ndërkombëtare, skuadra rrogozhinase ka arritur të shënojë katër gola dhe të gjitha finalizimet kanë ardhur nga lojtarët ofensivë. Në të vetmen ndeshje që nuk shënuan, ndaj Breidablikut në transfertë, u turpëruan dhe u eliminuan. Një shifër prej katër rrjetash në po kaq takime që mund të mos tingëllojë e frikshme, por gjithsesi është një tregues se në Rrogozhinë kanë shpresë për të ecur edhe më gjatë në Europë. Më saktë, ta...