Egnatia eliminon Partizanin, i bashkohet Dinamos në finalen e Kupës së Shqipërisë

Egnatia eliminon Partizanin, i bashkohet Dinamos në finalen e Kupës së Shqipërisë

Pas Dinamos, edhe Egnatia ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke triumfuar 2-0 ndaj Partizanit në një ndeshje dramatike që u zgjat deri në shtesë. Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultatin 1-0, falë golit të Xhemajlit në minutën e 77-të, që barazoi rezultatin e përgjithshëm pas fitores minimale të Partizanit në ndeshjen e parë. Në minutën e 93-të, menjëherë pas nisjes së shtesës, ishte Guindo që vulosi fatin e takimit me një gol të dytë për rrogozhinasit, pas një rrëmuje në zonën e kuqe. Me këtë sukses, Egnatia shkon për të tretin vit radhazi në finalen...
Burimi: Sot.com.al