Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Egnatia e Dinamo luajnë jashtë, Conferenece League bëhët e…vështirë
Do të jenë dy skuadrat e Superiores, të vetmet në garë, Egnatia dhe Dinamo Siti, ato që do të nisin aventurën e turit të tretë të UEFA Conference League me ndeshjet e para. Të dyja jashtë dhe të dyja skuadrat që kanë realisht mundësi për të bërë paraqitje të mirë. Sidomos kampionët e Shqipërisë. Rrogozhinasit përpos kontigjentit aktual dhe asaj çfarë kanë shfaqur në turin e dytë ndërsa eleminuan me dy fitore Dinamo Minsk, kanë dhe skuadrën më pak të vështirë përballë, -Olimpija Ljubljanë. Sigurisht krahasuar me rivalin e Dinamos e cila këtë mbrëmje do duhet të provojë forcën me njërën nga ekipet historike të Kroacisë, Hajduk Split. Në Ljubjanë ndeshja Olimpija- Egnatia zhvillohet në “Stadion Stozhice” dhe do të nisë në orën 20:00 Takimi...