Egnatia dhe Dinamo në transfertë, pretendentet për titull në provën e dytë sezonale
Vora- Egnatia në orën 16:00 dhe Skënderbeu- Dinamo në orën 21:00 janë dy sfidat përmbyllëse të javës së dytë sot në Abissnet Superiore. Vorakët e Bellait pas fitores surprizë javën e parë ndaj Dinamos (0-1) do të kenë punë me një tjetër skuadër që garoi në Champions dhe Europa League e që tani për herë të parë në historinë e klubit do vijojë rrugëtimin kontinental në fazën e Ligës së Conference League. Luhet në orën 16:00 me duelin i cili pritet të jetë mjaft i luftuar. Sigurisht rrogozhinasi nisën favoritë por vorakët shpesh kanë treguar sezonin e kaluar se janë të paparashikueshëm. Ndërkaq në mbrëmje Skënderbeu e sheh vetën pritës në Elbasan ndaj Dinamos (marrëveshje mes klubëve dhe miratim nga Departamanti i Garave). Edhe në...
Burimi:
sportiim.al