Egnatia dëshiron kualifikimin dhe milionat e Europës, kërkesat për bileta janë rritur ndjeshëm

Egnatia dëshiron kualifikimin dhe milionat e Europës, kërkesat për bileta janë rritur ndjeshëm

Egnatia e Rrogozhinës po jeton ditët më të lavdishme në historinë e saj. Klubi që vetëm disa vite më parë bënte përpjekjet për të ngjitur shkallët e futbollit shqiptar, sot është në turin e tretë të Conference League, duke kaluar për herë të parë dy raunde europiane. Kualifikimi ndaj Dinamo Minskut nuk ishte thjesht një sukses teknik, por një provë karakteri, vendosmërie dhe pjekurie për një skuadër që nuk ndalet më në ëndërrimin e saj. Në fitoren ndaj bjellorusëve u pa qartë një skuadër me bosht të qartë, me ide të pastra loje dhe me përqendrim maksimal në momente kyçe....