Edicioni i 83-të i Festivalit të Filmit në Venecia, yjet, premierat e mëdha dhe prapaskenat e garës për Luanin e Artë

Edicioni i 83-të i Festivalit të Filmit në Venecia, yjet, premierat e mëdha dhe prapaskenat e garës për Luanin e Artë

Disa nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë botërore dhe Hollivudit po mblidhen në Itali për edicionin e 83-të të Festivalit të Filmit në Venecia. Eventi më i vjetër i filmit në botë do të çelë zyrtarisht siparin këtë të mërkurë dhe do të vijojë deri më 12 shtator, datë ku do të ndahen edhe çmimet e mëdha, përfshirë Luanin e Artë. Filmi që do të hapë siparin e këtij edicioni është “Ink” nga regjisori Danny Boyle, një prapaskenë dramatike mbi vitet e para të Rupert Murdoch (i interpretuar nga Guy Pearce) dhe blerjen e gazetës britanike The Sun. Yjet pjesëmarrës dhe nderimet për arritje jetësore Në ishullin e Lidos priten figura të njohura të artit dhe kinematografisë. George Clooney rikthehet në Venecia për të...