Edi Rama: I bëjmë thirrje çdo biznesi të prekur të evidentojë dhe dokumentojë dëmet e pësuara…

Edi Rama: I bëjmë thirrje çdo biznesi të prekur të evidentojë dhe dokumentojë dëmet e pësuara…

Kryeministri Rama ka postuar një status, shoqeruar nga video e mëposhtëme: “Në terren, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestës. Akte shkatërrimi që nuk përfaqësojnë zërin dhe kërkesat e studentëve, por cenojnë punën, pronën dhe ekonominë e vendit. I bëjmë thirrje çdo biznesi të prekur të evidentojë dhe dokumentojë dëmet e pësuara dhe t’i adresojë pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në mënyrë që çdo rast të vlerësohet dhe të ndiqet në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. Pas çdo biznesi ka njerëz, vende pune dhe familje që mbështeten te puna e përditshme”. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka shkuar te ”Zogu i Zi” në Tiranë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestës. Ajo ka kundërshtuar pretendimet...