‘Edi Rama është shkaku i gjithë kësaj’/ Eurodeputetja gjermane-BE-së: Dënoni dhunën

‘Edi Rama është shkaku i gjithë kësaj’/ Eurodeputetja gjermane-BE-së: Dënoni dhunën

Eurodeputetja gjermane, Anna Strolenberg, ka reaguar për protestat studentore në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar dhe duke kërkuar që Bashkimi Evropian dhe vendet e ndryshme të dënojnë dhunën e shënuar gjatë tubimeve. Në një reagim në rrjetet sociale, Strolenberg thotë se ka parë video shqetësuese të përdorimit të forcës nga Policia ndaj protestuesve, megjithatë, sipas saj, përgjegjësia kryesore për situatën i takon kryeministrit Edi Rama. “Përfundimi im, megjithatë, është i qartë, Edi Rama është shkaku i gjithë kësaj”, shprehet eurodeputetja, ndërsa akuzon kryeministrin se ka trajtuar me arrogancë protestuesit paqësorë të Flamingos. Strolenberg kritikon gjithashtu atë që e konsideron mungesë vullneti për të luftuar realisht korrupsionin dhe për të ndërmarrë ndryshime domethënëse në vend. “Nuk po tregon asnjë vullnet për...