Burimi:
Sot.com.al

“Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”/ Rama ironizon PD-në me foton e LaCivita-s
👁4008
Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politik. Në faqen e tij zyrtare në Facebook kreu i qeverisë ka postuar një foto të konsulentit amerikan LaCivita, i cili është paguar nga PD për strategjinë e fushatës elektorale. “Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, ka shkruar Rama, teksa ka publikuar foton e LaCivita. Ky i fundit tregon me dorë numrin 5, që në fakt përkon me numrin që PS ka në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 Majit.