“Edhe Monako e di”, Luis Enrike ironizon pas humbjes: 10 herë po të luajmë, 8 herë fitojmë ne dhe 1 herë dalim barazim
PSG-ja e ka nisur sezonin me rezultate negative. Mbrëmjen e djeshme, kampionët e Francës u mposhtën nga Monakoja. Një humbje që sipas Luis Enrikes ishte e pamerituar. Trajneri spanjoll ka thënë për mediat se kjo ishte ndeshja tipike kur je ekipi më i mirë në fushë, por portieri kundërshtar është lojtari më i mirë i ndeshjes. Sa i përket mospërfshirjes së Lukas Dinjesë në skuadër, Luis Enrike u shpreh se këtë sezon tre lojtarë të ndryshëm do të lihej jashtë ekipit për çdo ndeshje. “E meritonim fitoren, duke folur me modesti, ky është mendimi im. Është ndeshja tipike ku je më i mirë se kundërshtari, krijon më shumë raste, por portieri kundërshtar është lojtari më i mirë në fushë. Si ndeshjet që luajtëm kundër Njukastëllit,...
Burimi:
sportekspres.com