“Edhe Churchill u bashkua me Stalinin”- Berisha nga Foltorja e Beratit, përsërit thirrjen për bashkim: Kemi bërë gabime, por…!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Berat takimin e radhës në kuadër të “Foltores së Ripërtëritjes”, ku ka përcjellë thirrjen për bashkim të demokratëve përballë asaj që e cilësoi si rrezik ekzistencial për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te nevoja për kapërcimin e ndasive brenda opozitës, duke theksuar se bashkimi është mesazhi kryesor në momente të vështira. Për të ilustruar këtë qëndrim, ai solli si shembull edhe bashkëpunimin e Winston Churchill me Josif Stalinin gjatë Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht dallimeve të thella mes tyre. “Përballë çdo rreziku ekzistencial ka vetëm një mesazh, bashkimi! Edhe Churchill u bashkua me Stalinin”, deklaroi Berisha. Ai kritikoi gjithashtu përpjekjet për të krahasuar Partinë Demokratike me Partinë Socialiste dhe atë me kryeministrin Edi...
Burimi:
javanews.al