Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“E vrava më pas e groposa”- 60-vjeçari italian pranon vrasjen e të riut shqiptar
Është gjetur trupi i pajetë i një 25-vjeçari shqiptar, i cili të dielën në mbrëmje u qëllua me armë zjarri gjatë një tentative për vjedhje në Foria di Centola, në provincën e Salernos, Itali. I riu, i cili ishte babai i një fëmije dhe do të martohej për pak ditë, rezultonte i zhdukur prej ditësh. Trupi i tij është gjetur i varrosur pranë fushës sportive në zonën San Severino, pas rrëfimit të pronarit 60-vjeçar të banesës që u tentua të grabitej. Ky i fundit, i shoqëruar nga avokati, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurori, në gjendje të rënduar emocionale, ku...