Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
E TRISHTË – Ndahet nga jeta gazetari Dashamir Dini, ishte drejtor i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra për 7 vite
Një lajm i trishtë ka ardhur nga përtej detit në Shkodër këtë të shtunë. Dashamir Dini, gazetar, publicist dhe poet, është ndarë nga jeta në Bergamo të Italisë. Lajmi është bërë i ditur përmes një publikimi në rrjetet sociale nga RTSH Shkodra. “Një lajm i trishtë ka ardhur nga Italia! Është ndarë nga jeta Dashamir Dini, ish- drejtor, ish- kryeredaktor dhe ish- gazetar i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra përgjatë 22 viteve. Ai ndërroi jetë nga hemoragjia celebrale akute në Bergamo të Italisë, ku po mjekohej nga një sëmundje e rëndë që iu diagnostikua kohët e fundit. Për 7 vite,...